Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për rezolutën e Martyt: Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se të mëkurën do të mbajë fjalim në Këshillin e Evropës, ku edhe do të kërkojë të rishikohet rezoluta e ish-raportuesit zviceran Dick Marty dhe të shpallen të pabaza pretendimet për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Fjalimin pritet ta mbajë rreth orës 15:00.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtore, atëherë çdo gjë është e mundur… Nesër fjala ime në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Rama në Facebook.