Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se pjesa dërrmuese e Prishtinës ende vazhdon të ketë reduktime me ujë për shkak yë turbullirës në liqenin e Ujmanit.
Reduktimet nisin nga ora 23:00 deri në orën 4 të mëngjesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”, njoftoi KRU.
Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm”, ka thënë KRU “Prishtina”.