Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtrimi “Ujku i Çeliktë”, FSK-ja kryen manovra ushtarake

FSK

Në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë ka nisur demonistrimi dhe manovrat ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”.

Ushtrimi fushor u përcoll nga afër nga udhëheqës të FSK-së, përfshirë komandanten supreme dhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. 
Osmani ka thënë se gjatë ushtrimit, ushtarët e Kosovës treguan shkathtësi dhe guxim për të tejkaluar çdo kërcënim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot e konfirmuat edhe një herë se ushtrinë tonë e kemi ndërtuar dhe jemi duke e zhvilluar me aftësi dhe me kapacitete profesionale sipas standardeve më të larta të NATO, dhe konfirmuat se jeni të gatshëm të merrni pjesë efektivisht edhe në operacione shumëkombëshe të përbashkëta ushtarake, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ajo.

Kryeministri Kurti ka thënë se ushtrimi është më shumë se testim i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

“Ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse sikurse që u dëshmua sot dhe paraqet tregues të qartë të përgatitjes, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë. E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë së FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejtë standardeve më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.