Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” masa lehtësuese për konsumatorët borxhlinj

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, përmes një komunikate për media konsumatorëve u kërkon të përmbushin obligimin, pagesën e faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë që nga 7 tetori 2020) për t’iu shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e amvisërisë dhe bizneseve, po vazhdon edhe më tej.

“Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet”, thonë në këtë kompani.

KRU ”Prishtina” ua kujton se borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milionë euro.