Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon edhe të mërkurën shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, borxhi total i bizneseve është mbi 7 milionë euro.
“Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU" Prishtina" , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ujësjellësi “Prishtina” paralajmëron shkyçje për bizneset borxhlinj
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim
-
Shkyçjet e konsumatorëve ilegalë të ujit përcillen me kërcënime e fyerje
-
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje të borxhlinjve të mëdhenj
-
KRU “Prishtina” ushtroi 70 kallëzime penale e realizoi 400 shkyçje gjatë vitit 2023