Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” paralajmëron shkyçje për bizneset borxhlinj

Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi të martën, se nga 25 korriku do të nisë shkyçja nga sistemi i ujësjellësit i bizneseve që kanë mbi një faturë të papaguar.

KRU “Prishtina” tha se borxhi total i bizneseve ndaj institucionit është mbi 7 milionë euro. Pesë milionë i kanë borxh bizneset e vogla e mbi 2 milionë ato të mëdha.

“Ua kujtojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë , sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, në vazhdimësi”, thuhet në komunikatën për media.

KRU “Prishtina” njoftoi se pas shkyçjes, nëse do të ketë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, do të iniciohen kallëzime penale ndaj shkelësve potencialë.