Në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli solli në pah arsyet e thella ideologjike, politike dhe psikologjike që çuan të rinjtë shqiptarë drejt lëvizjeve ilegale në Kosovë, sidomos pas vitit 1974 dhe deri në shpërthimin e demonstratave të vitit 1981.
Topalli vlerësoi se rritja e vetëdijes kombëtare, shkollimi, prania e universitetit dhe qasja në dijen bashkëkohore nga qendrat jugosllave si Zagrebi, Beogradi dhe Lubjana, krijuan një brez të ri më të ndërgjegjshëm për pabarazitë dhe padrejtësitë brenda federatës jugosllave.
“Në një moment të caktuar, rrobet e autonomisë u bënë tepër të ngushta për një rini e një popull që donte me jetu i lirë e i barabartë”, ka thënë Topalli në podcastin PIKË.
Në bashkëbisedim me Surroin për rolin e strukturave politike dhe intelektuale të asaj kohe, Topalli vlerësoi kontributin e tyre, por theksoi se ata nuk kishin guximin të çonin kërkesat më tej.
“Ata arritën suksese të caktuara, por nuk bënë hapin vendimtar. Në momentet kyçe, u rreshtuan gabimisht”, ka thënë ai.
Sipas tij, viti 1981 është pika e kthesës, kur kërkesa për Republikë u refuzua dhe u shtyp, jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga vetë udhëheqja e Kosovës.
Edhe
Topalli: Lëvizjet ilegale në Kosovë në vitet ’70 u ngritën kundër padrejtësisë, jo varfërisë
VIDEO:
Faton Topalli në PIKË me Veton Surroin
Video:-
Misteri i demonstratave 1981: Pse organizatorët nuk janë organizatorët
-
Surroi rrëfen periudhën kur erdhi në Kosovë për herë të parë pas demonstratave
-
Topalli: Shqipëria nuk ka pasur asnjë rol në organizimin e demonstratave e ’81-shit
-
Topalli: Ishim të përgatitur për ta shtruar çështjen e Republikës kurdo që na jepej mundësia