Arbëri

Topalli: Lëvizjet ilegale në Kosovë në vitet ’70 u ngritën kundër padrejtësisë, jo varfërisë

Faton Topalli

Në një bisedë në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli foli për arsyet që e shtynë atë dhe dhjetëra të rinj në fund të viteve ’70 të përfshiheshin në lëvizjet ilegale politike, pikërisht në kohën kur Kosova po përjetonte zhvillimin më të madh ekonomik e kushtetues deri atëherë.

“Është e vërtetë që Kosova kishte një rritje të hovshme pas vitit 1974, por me gjithë përparimin, padrejtësia strukturore dhe krahasimi me republikave tjera e nxorën në pah një pozitë të pabarabartë. Kjo shkaktoi zemërim, jo varfëria ekstreme”, ka thënë Topalli, duke iu referuar teorisë së deprimimit relativ.

Surroi e pyeti Topallin “pse shpërthejnë lëvizjet ilegale në kohën kur Kosova është në gjendjen më të mirë që ka qenë ndonjëherë?”, duke sfiduar narrativën se ato ishin thjesht pasojë e shtypjes.

Topalli argumentoi se Kosova ishte trajtuar në mënyrë kolonialiste nga Jugosllavia dhe se resurset e saj – si “Trepça” – shfrytëzoheshin pa i kthyer vendit zhvillimin që meritonte.

“Nuk e kemi parë veten si pjesë të barabartë. Intelektualët e kohës ngritën vetëdijen kombëtare, dhe ajo vetëdije i dha jetë edhe lëvizjeve ilegale”, shtoi ai.

VIDEO:


 

Lexo përditësimet tjera
Faton Topalli

Faton Topalli në PIKË me Veton Surroin

Video: