Në episodin e 22-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është Faton Topalli, veprimtar i ilegales, profesor e ish-deputet. Në pjesë e parë të bashkëbisedimit diskutohet për formimin e lëvizjeve ilegale në periudhën kur Kosova qëndronte mirë si në aspekt kushtetues ashtu edhe ekonomik gjatë Jugosllavisë.
Video:
Topalli: Shqipëria nuk e mbështeti kërkesën për Republikë të Kosovës gjatë Jugosllavisë
Në podcastin PIKË, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli diskutoi me publicistin Veton Surroi për marrëdhëniet historike mes Kosovës dhe Shqipërisë në lidhje me kërkesat për Republikë dhe lidhjet politike gjatë periudhës jugosllave.
VIDEO:
Topalli theksoi se, ndonëse Shqipëria dhe Kosova ndanin lidhje kulturore dhe kombëtare, Tirana nuk ka mbështetur më herët kërkesën për Republikë të Kosovës.
“Shqipëria nuk ka qenë e interesuar që Kosova të kishte Republikën e saj më parë dhe nuk ka tentuar të fusë këtë kërkesë nëpër grupe apo garnitura”, ka thënë ai.
Në bisedë u përmend edhe pozicioni historik i Enver Hoxhës, i cili sipas Surroit, në takimin e parë me Titon deklaroi se territoret shqiptare janë “punë e brendshme e Jugosllavisë”.
Topalli shtoi se Shqipëria kishte një tendencë të hershme për bashkim me Jugosllavinë si Republikë e shtatë brenda federatës.
Por Surroi tregoi se kjo ide që u prish në vitin 1947 nga Stalini për arsye të kontrollit strategjik.
“Ky projekt bashkimi ishte pjesë e planeve operative të kohës, por u ndalua nga Stalini që nuk donte të krijohej një territor që ai nuk do të mund ta kontrollonte”, përfundoi Surroi.
Topalli: Në vitet ‘80, rrobat e autonomisë u bënë tepër të ngushta për një popull që donte liri
Në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli solli në pah arsyet e thella ideologjike, politike dhe psikologjike që çuan të rinjtë shqiptarë drejt lëvizjeve ilegale në Kosovë, sidomos pas vitit 1974 dhe deri në shpërthimin e demonstratave të vitit 1981.
Topalli vlerësoi se rritja e vetëdijes kombëtare, shkollimi, prania e universitetit dhe qasja në dijen bashkëkohore nga qendrat jugosllave si Zagrebi, Beogradi dhe Lubjana, krijuan një brez të ri më të ndërgjegjshëm për pabarazitë dhe padrejtësitë brenda federatës jugosllave.
“Në një moment të caktuar, rrobet e autonomisë u bënë tepër të ngushta për një rini e një popull që donte me jetu i lirë e i barabartë”, ka thënë Topalli në podcastin PIKË.
Në bashkëbisedim me Surroin për rolin e strukturave politike dhe intelektuale të asaj kohe, Topalli vlerësoi kontributin e tyre, por theksoi se ata nuk kishin guximin të çonin kërkesat më tej.
“Ata arritën suksese të caktuara, por nuk bënë hapin vendimtar. Në momentet kyçe, u rreshtuan gabimisht”, ka thënë ai.
Sipas tij, viti 1981 është pika e kthesës, kur kërkesa për Republikë u refuzua dhe u shtyp, jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga vetë udhëheqja e Kosovës.
VIDEO:
Topalli: Lëvizjet ilegale në Kosovë në vitet ’70 u ngritën kundër padrejtësisë, jo varfërisë
Në një bisedë në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli foli për arsyet që e shtynë atë dhe dhjetëra të rinj në fund të viteve ’70 të përfshiheshin në lëvizjet ilegale politike, pikërisht në kohën kur Kosova po përjetonte zhvillimin më të madh ekonomik e kushtetues deri atëherë.
“Është e vërtetë që Kosova kishte një rritje të hovshme pas vitit 1974, por me gjithë përparimin, padrejtësia strukturore dhe krahasimi me republikave tjera e nxorën në pah një pozitë të pabarabartë. Kjo shkaktoi zemërim, jo varfëria ekstreme”, ka thënë Topalli, duke iu referuar teorisë së deprimimit relativ.
Surroi e pyeti Topallin “pse shpërthejnë lëvizjet ilegale në kohën kur Kosova është në gjendjen më të mirë që ka qenë ndonjëherë?”, duke sfiduar narrativën se ato ishin thjesht pasojë e shtypjes.
Topalli argumentoi se Kosova ishte trajtuar në mënyrë kolonialiste nga Jugosllavia dhe se resurset e saj – si “Trepça” – shfrytëzoheshin pa i kthyer vendit zhvillimin që meritonte.
“Nuk e kemi parë veten si pjesë të barabartë. Intelektualët e kohës ngritën vetëdijen kombëtare, dhe ajo vetëdije i dha jetë edhe lëvizjeve ilegale”, shtoi ai.
VIDEO: