Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të hënën e 27 dhjetorit, në disa lagje të Prishtinës do të ketë reduktime të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, këto reduktime do të vijnë si pasojë e amortizimit të linjave.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër datë 27.12.2021, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në zonat e përshkruara më poshtë. Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes”, thuhet në njoftim.
Siç bën të ditur kompania, punimet do të zhvillohen në rrugën “Luan Haradinaj” të kryeqytetit.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë në lagjen ‘te Qafa’, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës ‘Ahmet Krasniqi’ në lagjen ‘Arbëri’ një pjesë e lagjes Lakrishtë dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. ‘Tahir Zajmi’, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
-
Disa lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji