Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

KRU Prishtina ka njoftuar se sot disa lagje të Prishtinës do të kenë reduktime të furnizimit me ujë, shkaku i amortizimit të linjave.

Nga ujësjellësi është njoftuar se do të ndërpritet uji për të ndihmuar ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes.

Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën "Luan Haradinaj" në Prishtinë.

Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin lagjja “Pejton”, lagjja “Dardania” pjesërisht, një pjesë në lagjen "te Qafa", pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës "Ahmet Krasniqi" në lagjen "Arbëri", një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes “Kalabri” në rrugën "Tahir Zajmi".