Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të bëhen intervenime për zhbllokimin e kanalizimeve në disa zona të Prishtinës.
Përmes një njoftimi për media, KRUP njofton se intervenimet do të bëhen pa ndikuar në çrregullimin e sistemit të furnizimit me ujë.
“Gjatë ditës së sotme, intervenimet në të dyja sistemet janë të orientuara në këto rrugë, por pa ndikuar në çrregullimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, në të kundërtën do të njoftoheni me kohë. Intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të bëhen në 2 zona : te komuna e vjetër në Prishtinë dhe në rrugën “ Eqrem Çabej” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Intervenimet në zhbllokimin e kanalizimit do të bëhen në 11 zona: në qytezën” Pejton” në Prishtinë, rruga “ Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, rruga” Nazim Gafurri” në Prishtinë, në Fushë Kosovë ( prapa komunës së re), në fshatin Pomozotin, rruga “ Fatime Hetemi”,rruga” Afrim Kiqina” ,rruga” Hakif Rimanishta” ,rruga” Hollgen Petersen” në Prishtinë, rruga” Xhevat Begolli” dhe në Fushë Kosovë rruga” Nënë Tereza”.