Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet seanca për rastin e Oliver Ivanoviqit

Foto: Alban Bujari / KOHA

Seanca përgatitore në çështjen e vrasjes së udhëheqësit të Nismës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP), Oliver Ivanoviq, e cila filloi sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë për datën 11 dhjetor.

Avokati mbrojtës, Dejan Vasiq i tha REL-ut se, seanca u shty për shkak të arsyeve teknike, duke mos dhënë më shumë detaje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në nëntor të këtij viti, Prokuroria Speciale në Prishtinë ngriti një padi të re kundër të dyshuarve për ndihmë në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast, dhe avokati Dejan Vasiq, i cili po e mbron pjesëtarin e policisë Dragisha Markoviq, pretendon se këto aktakuza janë pothuajse të njëjta, pra se ka pasur shumë pak korrigjime që nuk janë thelbësore për çështjen.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor të vitit 2019 dhe më 11 shkurt të këtij viti u mbajt një seancë përgatitore.

Të akuzuarit, Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zarko Jovanoviq, u deklaruan të pafajshëm, ndërsa tre të akuzuarit tjerë: Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe Zeljko Bojiq, janë ende të lirë.

Nënkryetarja e SDP-së, Ksenija Bozhoviq, deklaroi se ajo nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të hetuar plotësisht vrasjen e udhëheqësit të tyre.

"Ne do të kërkojmë që të gjenden vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Sigurisht se do të marrë kohë sepse siç mund ta shihni, tashmë është viti i tretë, dhe ne po kthehemi në fillim”, tha Bozhoviq për REL.

Ajo përsëriti se vrasja e Ivanoviqit ishte e një natyre politike.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara lokaleve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. \ REL