Është shtyrë për të premten seanca e paraparë të mbahej këtë të martë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Seanca është shtyrë për shkak të mossigurimit të paraqitjes së dëshmitarëve para trupit gjykues. Vazhdimi është paraparë nga ora 9:30 të premten.
Për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq. Së fundmi për rastin u arrestua edhe M.M. që gjendet në paraburgim. Disa të dyshuar të tjerë janë në arrati.
Ivanoviq ishte vrarë në janar të 2018-s, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
-
Shtyhen dy seanca për rastin e vrasjes së Ivanoviqit
-
Anulohet seanca për rastin e Ivanoviqit
-
Dështon seanca ndaj të akuzuarve për prishjen e hetimit të vrasjes së Ivanoviqit
-
Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit në rastin e Ivanoviqit
-
Gjykata: Njëri prej dëshmitarëve në rastin e vrasjes së Ivanoviqit është në Serbi