Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet përsëri seanca për vrasjen e Ivanoviqit

Është shtyrë përsëri seanca për vrasjen e kryetarit të Iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. Seanca parashihej të mbahej të enjten.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi. Ai ka thënë se nga Gjykata Themelore janë njoftuar se arsyeja e anulimit të seancës është situata e krijuar me pandemi.

Gjithashtu ka bërë të ditur se rasti është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Seanca e kaluar ishte planifikuar të mbahej më 13 shtator, edhe ajo ishte shtyrë.

 

As neser nuk do te mbahet seanca gjyqesore lidhur me rastin vrasjes se Oliver Ivanovic Sot nga Gjykata Themelore ne...

Posted by Tomë V. Gashi on Thursday, September 16, 2021