Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, takoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut në Kroaci, ku diskutuan për zhvillimet në vend e rajon.
Hoxha ka njoftuar për takimin në X, teksa ka thënë se “shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjes, si dhe koordinimi i ngushtë me qëllim fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, mbeten çelësi për avancimin e interesave tona të përbashkëta”.
Në deklaratën e Hoxhës, integrimi në Bashkimin Evropian përmendet për Shqipërinë, ndërsa për Kosovën flitet për zhvillim dhe siguri.
“Duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurt. Ky është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai.

-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Hoxha citon Ramën: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë
-
Konjufca në takim me Hoxhën kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO
-
Hoxha: Kosova prioritet i përhershëm i Shqipërisë
-
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës