Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë në një lagje në Washington DC, që është jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia “AP”.
I dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje pasi ishte rrethuar nga policia.
Shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll, ka thënë se i dyshuari ishte barrikaduar në një apartament dhe e qëlloi më pas veten.
Të shtënat ndodhën në lagjen “Logan Circle” rreth 1.6 kilometra larg shtëpisë së Bardhë.
Autoritetet besojnë se i dyshuari qëlloi të paktën një person në palestër para se të dilte jashtë e të shtinte sërish me armë.
I dyshuari më pas qëlloi një person tjetër në një ashensor para se të barrikadohej në katin e shtatë të ndërtesës.
-
Të shtëna në Paris, një i vrarë e disa të plagosur
-
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA
-
Qëllohen me armë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Washington