Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë të mërkurën në Washington DC, shkruan New York Times.
Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në qendër të Washingtonit.
Policia Metropolitane e DC-së ka njoftuar në platformën X se situata është nën kontroll dhe se një i dyshuar është arrestuar. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
Rrethanat e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Presidenti Donald Trump është informuar për ngjarjen, ka bërë të ditur sekretarja për media, Karoline Leavitt, përmes një komunikate.
Edhe
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret
“Shtëpia e Bardhë është në dijeni dhe po e monitoron nga afër këtë situatë tragjike,” ka deklaruar Leavitt, duke shtuar se “Presidenti është informuar”.
BBC ka raportuar se tri viktima janë transferuar në spital. Por nuk dihet ende asgjë për gjendjen e tyre. Të shtënat kanë ardhur disa blloqe nga Shtëpia e Bardhë.
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Shërbimi sekret po heton të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë kur Trumpi ishte aty