Një person është vrarë dhe të paktën katër janë plagosur nga të shtëna në distriktin Yvelines në Paris, e një i dyshuar është arrestuar, ka thënë kryeministri francez Sebastien Lecornu.
Kryetari i distriktit, Ali Rabeh, ka thënë se një burrë ka qëlluar me armë nga vetura e tij “që dukej se qëllonte mbi këdo pa dallim dhe kishte qëllim të bënte masakër”.
Ai ka shtuar se në mesin e të plagosurve është një 12-vjeçare, e se sulmuesi jetonte në një zonë afër. Nuk dihet ende motivi i tij, raportoi CNN.
Forcat e sigurisë janë mobilizuar, ka theksuar Lecornu.
“Zyra e prokurorit kundër terrorizmit ka njoftuar se po monitoron situatën”, ka shkruar kryeministri në X.