Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti - Rutte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi ishte në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

Kurti në një postim në Facebook tha se u bisedua për mundësinë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin e Evropës. 

“Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për  zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë. Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.