Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha citon Ramën: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë

Ferit Hoxha

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në konferencën e përbashkët me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca, ka folur për atë se – çka u diskutua e dakordua në takimin që e zhvilluan paraprakisht.

Hoxha deklaroi para mediave se diskutuan për mënyrën se si të rritet bashkëpunimi në ministritë e jashtme mes dy vendeve, ndërsa foli edhe për kërcënimin e sigurisë së Kosovës nga Serbia duke kërkuar të ketë llogaridhënie të plotë për sulmin në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shprehi mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj Kosovës ndërsa citoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se “kush prekë Kosovën, prekë Shqipërinë.

“Pa një Kosovë të sigurt nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt. Shqipëria nuk do  të pranojë e as tolerojë cenimin e qytetarëve të Kosovës dhe do të jetë përherë krah Kosovës. Sulmi në Banjska dhe kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë. Kam ardhur këtu për të theksuar qartë atë që ka thënë kryeministri Rama: kush prekë Kosovën, prekë Shqipërinë. Kosova është një realitet i pakthyeshëm politik. Kushdo që mendon ndryshe, sheh ëndrra me sy hapur”, ka thënë Hoxha.

Ministri Hoxha ka deklaruar tutje se Kosova është prioritet i Shqipërisë dhe se çdo dhimbje e saj ndjehet edhe në Shqipëri si dhe çdo sukses festohet po ashtu.

“Ne në Shqipëri nuk do të mund ta themi kurrë mjaftueshëm që Kosova është prioritet absolut i ynë i politikës së jashtme. Është një dimension i qartë, i pandryshueshëm i shtetit shqiptar, i Qeverisë shqiptare. Ajo që ndodhë në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejt për Shqipërinë, një lidhje të ndërsjellë e të pandashme sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe i Shqipërisë ecin krahë për krahë. Çdo dhimbje e Kosovës ndjehet në Shqipëri, ashtu si çdo arritje e Kosovës festohet në Shqipëri”, ka thënë Hoxha.

Zhvillimet në Evropë sipas Hoxhës e dakordoi me Konjufcën për intensifikim të takimeve dhe angazhimit në fushat që duhet vepruar më shpejt apo kërkon angazhim më të madh.

“Ramë dakord që dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik. U angazhuam për përgatitjet e takimeve të radhës, takime të tjera administrore apo edhe më lartë si do të jetë më e nevojshme për aktivizimin më funksional të sekretariatit koordinues të mbledhjeve të përbashkëta që kemi bërë. Me përcaktimin e qartë të fushave ku duhet të bëjmë më shpejt, më shumë apo të shpejtojmë”, ka deklaruar Hoxha.

I pyetur për mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive, Konjufca tha se do të shohim nëse shtatori apo tetori do të jenë muaj të mundshëm për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Ai deklaroi se kjo mbledhje nuk është mbajtur për shkak të krizës institucionale nëpër të cilën po kalon Kosova.

Paraprakisht, ministri Hoxha takoi ushtruesen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Në këto takime u theksua se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në forumet ndërkombëtare, me qëllim forcimin e pozitës së Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajon dhe në Evropë.

Gjithashtu, ai u urua për detyrën e re duke u vlerësuar përvoja e tij e gjatë diplomatike në përfaqësimin e Shqipërisë në organizata dhe forume ndërkombëtare.

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë

(Lajm i përditësuar) - Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti...