Udhëheqësi i sektorit veterinar kufitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Eroll Shehu, ka thënë se në dy muajt paraprak ka pasur rritje të kontrolleve të produkteve të qumështit të cilat importohen, mirëpo deri më tani nuk është gjetur ndonjë përmbajtje e rrezikshme.
Një ditë më parë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar për vendimin se është pezulluar përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në Kosovë, pas disa rasteve ku është identifikuar se nuk pasqyrohet saktë përbërja e produkteve të qumështit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë muajit mars dhe prill kemi pasur ngritje të kontrolleve në produktet ushqimore të specifikuara në qumësht dhe produkte të qumështit. Janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme të mostrave për t’u dërguar pastaj në laborator. Deri më tash nuk kemi gjetur në import ndonjë defekt të cilin duhet ta cekim”, ka thënë Shehu në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Shehu ka thënë se në kontrollet e brendshme të prodhuesve, nuk është gjetur ndonjë defekt i madh porse vendimet e reja kanë të bëjnë më shumë me atë "që të paraqitet saktë se çka përmban produkti që blihet nga konsumatori."
Ai ka folur specifikisht për produkte të qumështit që në rast se nuk është 100% me këtë përmbajtje atëherë nuk guxon t’i shkruhet se është djathë.
“Ideja është që kanë ardhë disa vendime, do të ketë disa ndryshime. Nuk kemi gjetur defekte të mëdha që të ndryshohen. Ideja e vendimit është që konsumatori do të ketë shumë të qartë në etiketë se çka lexon dhe çka guxon të shkruhet. Nëse një produkt nuk është 100% me përmbajtje të qumështit nuk guxon të quhet djathë dhe produkte tjera sikurse gjiza e të tjera”, ka thënë Shehu.
Shehu ka thënë se AUV-i garanton për qumështin që është përdorur deri më tani. Ai ka shtuar se bëhet edhe kontrolli nëpër markete, veçanërisht tashmë kur ka filluar ngritja e temperaturave.
“Qumështi i cili është përdorë deri më tani, AUV-i garanton përmes kontrolleve zyrtare dhe gjetjeve, pra lejon shitjen sepse ceritifkohet malli për shitje. Përveç prodhimtarisë, Agjencioni kontrollon edhe distribuimin edhe raftet e marketeve sepse nuk do të thotë vetëm përpunimi. Temperatura është e rëndësishme po ashtu, kur ka ngritje të temperaturave sikurse këto ditë, mirëmbajtja në këto temperatura sidomos të produkteve të qumështit është i domosdoshëm”, ka thënë Shehu.
Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në Kosovë.
Ministri në detyrë Armend Muja ka prezantuar disa masa duke thënë se të dhënat e institucioneve tregojnë rritje të importit të qumështit pluhur duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.
Fermerët kanë protestuar të shtunën duke thënë se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27 deri në 30 centë për litër, gjë që sipas tyre, po e bën të pamundur mbijetesën e prodhimit vendor.