Mungesa e rrymës dhe një defekt në gjeneratorin e komunës, janë bërë shkas që të premten të mos mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Malishevës ku parashihej zgjedhja e kryesuesit të legjislativit.
Anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal të Malishevës, Hajdin Berisha, ka kërkuar nga anëtarët e pranishëm në seancë që për shkaqe teknike seanca të shtyhej për të martën e ardhshme dhe me shumicë votash propozimi është aprovuar. Arsyetimi për shtyrje të seancës është bërë me faktin se nuk mund të përmbushej obligimi ndaj MAPL-së për incizimin e seancës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi Komunal i Malishevës ka afat deri më 1 janar për zgjedhjen e kryesuesit, pasi seanca inauguruese e Kuvendit është mbajtur më 1 dhjetor. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Kuvendi Komunal konsiderohet jofunksionues nëse nuk e zgjedhë kryesuesin 30 ditë pas themelimit.
Në Malishevë deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje koalicioni paszgjedhor që do të mundësonte një zgjedhje më të lehtë edhe të kryesuesit të legjislativit, pasi asnjë parti nuk e ka shumicën për zgjedhjen e anëtarit të vet. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit lokale, Nisma Socialdemokrate në Malishevë ka fituar 10 ulëse në Kuvendin Komunal, PDK, 8, LDK, 6, LVV, 5 dhe AAK, 2 ulëse.