Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Malishevës dështon ta zgjedhë kryesuesin

Ka dështuar mbledhja e Kuvendit Komunal të Malishevës, në të cilën parashihej zgjedhja e kryesuesit të këtij organi legjislativ.

Mbledhja e thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit, ka dështuar pasi anëtarët opozitarë të Kuvendit Komunal kanë votuar kundër agjendës.

Votimi për rendin e ditës ka qenë 14 vota pro, 15 kundër dhe një abstenim. Mbledhja ishte ftuar nga anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal, Hajdin Berisha.

Edhe në Komunën e Podujevës ka dështuar zgjedhja e kryesuesit.

 

Artikuj të ngjashëm