Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi zgjidhet kryesues i Kuvendit në Malishevë

Argjend Thaçi është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës në mbledhjen e mbajtur sot.

“Procesi i votimit për kryesues të Kuvendit të Komunës, ka shkuar në tri raunde, pasi në dy rundet e para, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, ndërsa në rundin e tretë, kryesues u zgjodh Argjend Thaçi nga radhët e LDK-së, i cili në këtë rund të votimit mori 15 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Pas kësaj, kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka mbajtur një fjalim rasti, ku është zotuar se do të jetë bashkëpunues me të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, dhe do të angazhohet për një kuvend që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe transparencë të plotë”, thuhet në njoftim të Komunës së Malishevës. 

Artikuj të ngjashëm