Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit Komunal të Podujevës, të hënën, pasi partitë në pushtet nuk kanë votuar që rendit të ditës t'i shtohet edhe “Trajtimi i mosrealizimit të pagesës së një pjese të kuvendarëve, gjegjësisht udhëheqja e seancave nga Kryesuesi i Kuvendit”.
Pasi kanë dështuar të marrin votat e nevojshme, këshilltarët e LDK-së kanë dalë në foltore të gjithë, duke e pamundësuar vazhdimin e seancës.
Pas kësaj situate, shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së ka propozuar që të shkohet në pauzë për 15 minuta, mirëpo më pas u vendos që seanca të shtyhet për të enjten.
-
LDK-ja sërish bllokon punimet e Kuvendit në Podujevë
-
Këshilltarët e LDK-së e pamundësuan zhvillimin e seancës në Kuvendin e Podujevës
-
Kuvendi i Podujevës në përpjekjen e fundit për t'i shmangur zgjedhjet
-
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Podujevës
-
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së