Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, ku u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore të Policisë së Kosovës, me njësitë dron dhe antidron.
Kurti në rrjetin e tij social Facebook, ka deklaruar se mbështetja për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve do të jetë e vazhdueshme.
“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç. Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës. Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti: Xhandarmëria do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së
-
Kurti për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit: Duan ta cenojnë integritetin territorial
-
Kurti: AKI-ja po kontribuon edhe në sigurinë rajonale e më gjerë
-
Çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës
-
Kurti premton investime 1 miliard euroshe në mbrojtje: Do të prodhojmë dronët luftarakë