Gjatë qëndrimit në Trieste, në kuadër të samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është takuar edhe me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
Dy kryeministrat, në takimin mes dy delegacioneve, kanë diskutuar për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, siç shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook.
Ai ka uruar që “faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive
-
Rama në Maqedoni, takim me homologun e tij Zoran Zaev
-
Edi Rama fton në Tiranë faktorin politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut
-
Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë
-
Vuçiq pas takimit me Ramën: Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur