Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Glasgow në kuadër të Samitit për Klimën.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se vazhdon mbështetja e fortë për Ballkanin e Hapur, porse për takimin e radhës në Beograd, ka thënë se duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje të dielën pas rezultateve preeliminare në zgjedhjet lokale.
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?” – ka shkruar Vuçiq në faqen e tij në Instagram.
Artikuj të ngjashëm
- Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
- E pakuptimtë që kryeministri i Shqipërisë të ketë ambiciet e njëjta drejt BE-së me presidentin e Serbisë
- Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)
-
Rama e Vuçiqi me ide të përbashkët, anëtarësi të klasit të dytë në BE