Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama, Vuçiqi dhe Kovaçevski, takim online për Ballkanin e Hapur

Të premten është zhvilluar një takim online mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu i qeverisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur, shkruan Euronews. 

Në fillim të takimit, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e hapur Vuçiqin dhe Ramën dhe theksoi se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë Kuvendit.

Ndërsa, Rama dhe Vuçiqi veçmas përsëritën mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski dhe theksuan se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në takimin e sotëm, liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Ata konkluduan se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.

Mali i Zi dhe Bosnja kanë dhënë shenja se mund t’i bashkohen kësaj nisme, ndërsa Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen në mënyrë kategorike.

Artikuj të ngjashëm