Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim trepalësh me homologët e tij Aleksandër Vuçiq dhe Dimitër Kovaçevski, në Bardolino të Italisë, aty ku po marrin pjesë në panairin e verërave.
Pjesë në prezantimet e verërave janë edhe tre vendet, të cilat janë vendosur në stendën e përbashkët të “Open Balkan”. Në fokus të diskutimit ka qenë “Ballkani i Hapur”, gjë e cila do të sjellë marrëveshje midis vendeve, duke u konsideruar si baza e bashkëpunimit ekonomik.
Rama deklaroi se kjo është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve” në panairin italian.
“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha ai.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme krijimi i lidhjeve me Bashkimin Evropian, ndërsa vuri në dukje se tregtia mes tre vendeve u rrit me 24.8 % dhe theksoi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian, por plotësuese dhe se do të mbështesë gjithmonë rajonin. Rama u shpreh se takimi “Ballkani i Hapur” do të mbahet në fund të majit, ku do të diskutohet për tema të ndryshme për të cilat do të ketë bashkëpunime midis vendeve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi. Ai falënderoi Vuçiqin dhe Ramën që ishin bashkë në një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme të verës dhe që mundën të ndajnë së bashku llojet e verërave.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se rritja e eksporteve dhe importeve ndërmjet vendeve të “Ballkanit të Hapur” dëshmon se barrierat që ekzistonin ndalojnë tregtinë.
Edhe
Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
“Kufijtë na pengojnë të komunikojmë me njëri-tjetrin. Nisma është autentike dhe e bazuar në vullnetin e mirë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Kovaçevski.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh gjatë takimit se së shpejti pret heqjen e lejeve të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur” dhe se kjo është baza e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të përfshira.
“Së shpejti pres përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës dhe kjo do të ishte, guxoj të them, baza e bashkëpunimit ekonomik mes të gjithëve. Ne diskutuam shumë çështje të rëndësishme për të përgatitur gjithçka para fillimit të sezonit veror. Ne folëm gjithashtu për sigurinë ushqimore dhe harmonizimin e biletave elektronike, marrjen e kartave të reja të identifikimit dhe të tre ramë dakord se do të mund të bëjmë përparim në këtë çështje në muajt e ardhshëm”, tha ai./ TCH
-
Rama në Beograd në Samitin “Ballkani i Hapur”, pritet finalizimi i një marrëveshje
-
Agjenci e përbashkët e vendeve të “Ballkanit të Hapur” për tërheqjen e investimeve të huaja
-
Rama, Vuçiqi dhe Kovaçevski, takim online për Ballkanin e Hapur
-
Në qershor në Ohër pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”