Në qershor në Ohër pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, ku do të nënshkruhen marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një postim në Instagram ka treguar se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ku janë dakorduar për takimin e radhës, ndërsa po ashtu është vendosur që në shtator të mbahet një panair në Beograd për turizëm, verëra dhe specialitete të kuzhinës.
“Kemi rënë dakord që në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ në fillim të shtatorit në Beograd të organizojmë një panair turizmi, verërave dhe të specialiteteve të kuzhinës nga rajoni. Ne kemi planifikuar gjithashtu një takim në Ohër në qershor për të nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kulturë e turizëm. Po vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike për të mirën e popujve tanë”, ka shkruar Vuçiq.
Më 29 korrik të vitit 2021, u themelua iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, ku nënshkrues të marrëveshjes së themelimit ishin Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup.
-
Rama: Është rritur tregtia mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut
-
Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
-
Rama në Beograd në Samitin “Ballkani i Hapur”, pritet finalizimi i një marrëveshje
-
Agjenci e përbashkët e vendeve të “Ballkanit të Hapur” për tërheqjen e investimeve të huaja
-
Rama, Vuçiqi dhe Kovaçevski, takim online për Ballkanin e Hapur