Të martën në Tiranë pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike shqiptare në Maqedoninë Veriore.
Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht agjenda e kësaj mbledhje.
Një tryezë e tillë do të mbahet pas gjashtë vjetësh. Së fundi ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2016. Atëbotë në qendër të takimeve kishin qenë rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut
-
Talat Xhaferi merr sot detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
-
Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve
-
Rama: “Ballkani i Hapur” na dha mundësi të reja, s’e përjashton Procesin e Berlinit
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në BE