Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.
Në kuadër të këtij samiti, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare, raporton OraNews.
Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.
Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin agjendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.
Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do jenë pjesë e Samitit.
-
Rama në Maqedoni, takim me homologun e tij Zoran Zaev
-
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut arriti për vizitë zyrtare në Shqipëri
-
Synohet tregu i përbashkët ballkanik, sivjet takohen qeveritë Shqipëri-Maqedoni
-
Rama po, Haradinaj jo në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup
-
Rama takon Zaevin, shpreson në ndërtim të marrëdhënieve të mira mes dy popujve