Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se gjatë takimit në Shkup, në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore, u ra dakord për vijimin e bashkëpunimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec.
Në statusin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama sjell rezultatet e samitit rajonal të zhvillimit ekonomik, që konsiderohen bashkëpunuese dhe të sukseshme. “Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për axhendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale”, shprehet Rama.
Rama thekson gjithashtu se “U ra dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanësh mes të dy vendeve tona”.
-
Nisi mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedoni, relativizohen kufijtë
-
Nesër takim ndërqeveritar Shqipëri-Maqedoni në Pogradec
-
Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive
-
Rama në Maqedoni, takim me homologun e tij Zoran Zaev
-
Edi Rama fton në Tiranë faktorin politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut