Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i përgatit një pritje të ngrohtë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vigjilje të takimit mes tyre për “Ballkanin e Hapur”, në Tiranë.
Kryeqyteti i Shqipërisë është parë të hënën i dekoruar me flamuj të Serbisë e të Maqedonisë së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë.