Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se takimi me Ivanka Trumpin, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë arsyeja e mungesës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë të enjten, Rama u pyet nga deputetët opozitarë pse mungoi në Davos. Dhe nuk munguan ironitë nga kryeministri i Shqipërisë, i cili ka thënë se zgjodhi vajzën me leje të babait (Trumpit v.j.).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jeni shqetësuar që nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait (Donald Trump v.j.) dhe vajzës (Ivanka Trump v.j.), zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait”, ka deklaruar Rama.
VIDEO:
Ai ka shtuar se mungesa e tij nuk përbën problem dhe se analizat për pjesëmarrjen janë bërë nga ata që kanë dërguar ftesën.
“Rrini të qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar”, është shprehur kryeministri.
Edhe pse Shqipëria e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes të Trumpit, Rama mungoi në ceremoninë e sotme për themelimin e tij – ku nënshkroi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama gjatë ditës djeshme u takua me Ivanka Trumpin në Vlorë. Ky takim lidhet me projektin e investimit në ishullin e Sazanit, i cili pritet të jetë një nga investimet strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.