Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, kanë darkuar në Vlorë, ku zhvilluan takim privat edhe me një grup arkitektësh ndërkombëtarë, raportoi A2News.
Rama dhe Ivanka Trump, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta në një prej restoranteve në Vlorë.
Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa më herët në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.
Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama për mungesën në Davos: Zgjodha vajzën para babait
-
Vajza e Trumpit në Vlorë, shoqërohet nga forca të shumta policie
-
Rama: Kur Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, s’dihej nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë
-
Me tortë për ditëlindje, protestuesit i urojnë dorëheqje Ramës
-
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë