Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë, ku është shoqëruar nga forca të shumta policie.
Ajo ka arritur në qytetin bregdetar rreth orës 10:00, ndërsa aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e kësaj zone. Vizita e saj po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.
Prania e Ivanka Trumpit në Vlorë vjen në kuadër të interesimit të saj dhe të bashkëshortit Jared Kushner për investime strategjike në Shqipëri, veçanërisht për projektin e zhvillimit turistik në ishullin e Sazanit, raportojnë mediat atje.
Kushner, përmes kompanisë së tij të investimeve, ka shprehur synimin për të ndërtuar një resort luksoz dhe ekskluziv në ishullin e Sazanit, një zonë me rëndësi të veçantë strategjike dhe natyrore, e cila për dekada ka qenë e mbyllur për publikun për shkak të funksionit ushtarak.
Projekti i planifikuar parashikon transformimin e ishullit në një destinacion turistik.
-
Rama në takim me vajzën e Trumpit në Vlorë
-
Rama për mungesën në Davos: Zgjodha vajzën para babait
-
Ivanka Trump po studion rreth Shqipërisë, ndan tre libra që po i lexon
-
Tri javë protesta në Shqipëri – raportohet për organizimin e diasporës
-
Rama për protestat kundër projektit në Zvërnec: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për emrin e Kushnerit