Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Evropian, ku në fokus të pyetjeve ishte investimi në Zvërnec i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Gjatë përgjigjeve të tij, Rama theksoi se vlerësimi i çdo projekti duhet të bëhet mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete, jo mbi emrat apo lidhjet politike të investitorëve. Ai vlerësoi se një pjesë e vëmendjes që protesta ka marrë jashtë kufijve të Shqipërisë lidhet me emrin e Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar për këtë është për shkak të Trumpit, sepse nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh. Por kjo nuk ka të bëjë me Trumpin. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Për mua, ata nuk ishin familja e Trumpit, por investitorë që donin të ndërtonin në Shqipëri. Mua më thonë se jam njeriu i Sorosit, tani më thonë se jam njeriu i Kushnerit. Gjeni vetë se kush jam! Unë jam kryeministri i vendit dhe dua që çdo projekt të bazohet në fakte. Përgjigjja do të jepet përmes vetë projektit: nëse projekti do të japë përgjigjen e duhur, do të vazhdojë; nëse jo, do të duhet të ndryshohet”, tha Rama, transmeton “Top Channel”.
Protestat në Shqipëri po vazhdojnë lidhur me projektin në Zvërnec.
Të martën Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar përafrimin me legjislacionin e BE-së për mjedisin, nëse dëshiron të anëtarësohet në bllok.
Protestat janë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, pasi zona bregdetare është një pikë ndalese për flamingot gjatë migrimit të tyre. Ato janë zgjeruar në një kundërshtim më të gjerë ndaj disa aspekteve të qeverisjes 13-vjeçare të Ramës.
BE-ja me 27 anëtarë ka deklaruar se mund të pranojë anëtarë të rinj, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Ukrainën deri në vitin 2030, por kjo varet nga përafrimi me ligjet e BE-së, përfshirë ato për mjedisin.
“Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të cenojnë përmbushjen e kriterit përmbyllës dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, transmeton agjencia "Reuters". “Ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare për këtë çështje”.
Përballë protestave gjatë javës së fundit në Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar resorti, Rama minimizoi shqetësimet mjedisore dhe tha se do të përfundohet një vlerësim i ndikimit në mjedis.
“Ne jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për jetën e egër në Shqipëri. Komisioni Evropian nuk ka arsye të dyshojë në vullnetin tonë të palëkundur për të mbrojtur gjithçka që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për jetën e egër dhe natyrën”, tha Rama të hënën për agjencinë "Reuters".