Që tre ditë disa qytetarë në lagjen Ulpiana në Prishtinë janë pa ngrohtoren e qytetit.
Për Koha.net një qytetare ka thënë se derisa ishte moti më i mirë ngrohtoret kanë funksionuar shumë mirë, por këto tre ditët e fundit nuk janë duke funksionuar fare.
Ajo saktëson se bëhet fjalë për “Banesat e Oficerëve” brenda lagjes Ulpiana.
“Në Ulpianë këto dy-tre ditët e fundit i kanë ndalë nxemjet. Kur ishte koha e mirë ato ishin shumë të nxehta, madje jemi detyruar t’i lëmë edhe dritaret hapur. Por, momentalisht ato janë të ndalura, dhe kjo gjendje është që tre ditët e fundit, kur ka filluar i ftohti”, ka thënë kjo qytetare për Koha.net që ka dashur të prononcohet në kushte anonimiteti.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Termokosin, por nuk janë përgjigjur në telefon.
-
Temperatura në Prishtinë pritet të bjerë në -13 gradë celsius, e disa lagje kanë probleme me ngrohje
-
Uka: Ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
Shkaku i një avarie, mbetet sonte pa ngrohje lagjja “Kalabria” në Prishtinë