Organizata “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, kanë mbajtur një aksion simbolik para tri institucioneve: Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”.
Arsyeja e këtij aksioni ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e së ndjerës Sebahate Morina.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se në këtë aksion kanë kërkuar përgjegjësi për dështimin e këtij rasti.
“Aksioni i sotëm është sepse ne e kemi parë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për disa shkelje që janë bërë nga institucionet tona në trajtimin e rastit të së ndjerës Sebahate Morinës”.
“Kemi dalë për me u bë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi që menjëherë të marrin masat e duhura ndaj zyrtarëve që kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën”, tha ajo. /EO
-
Për rastin e Sebahate Morinës kërkohet shkarkimi i Munishit
-
Kryetarja e Kushtetueses për rastin e Sebahate Morinës: Autoritetet dështuan në përmbushjen e detyrimeve
-
Haxhiu pyetet përse s’reagoi për aktgjykimin për Sebahate Morinën
-
Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës
-
Shala: Për keqardhje mosreagimi i liderëve shtetërorë për Sebahate Morinën