Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempus” në KTV, ka folur rreth rastit të vrasjes së Sabahate Morinës. Kryetarja thotë se për këtë rast ,autoritetet relevante publike duhet të analizojnë në detaje aktgjykimin.
“Unë konsideroj që autoritetet relevante publike duhet të analizojnë në detaje këtë aktgjykim sepse ai shkon përtej konstatimit dhe ka shtjelluar të gjitha parimet dhe standardet e nevojshme që duhet të merren parasysh për më tepër që, vë theks, në faktin që edhe raporti i fundit i Këshillit të Evropës, përkatësisht sekretariatit të Grevios, lidhur me zbatimin e Konventës së Stambollit në Republikën e Kosovës, ka rezultuar gjetje të ngjashme dhe rekomandime të ngjashme”, tha ajo.
Rastin e Morinës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e quan jashtëzakonisht të rëndësishëm, por që sipas saj, nuk është rast i vetëm.
Ajo sqaron se që nga fillet e punës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje ligjore për këto raste.
“Ky është rast jashtëzakonisht i rëndësishëm i Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht jo i vetëm. Që në fillet e Gjykatës Kushtetuese gjykata ka konstatuar shkelje dhe mosrespektim të detyrimeve pozitive të shtetit si në rastin e Diana Kastratit. Fatkeqësisht, 10 vite më vonë, Gjykata duhet të konstatoj të njëjtin problem, pra mosrespektimin e detyrimeve të shtetit në konteskst të mbrojtjes së të drejtës për jetën përmes rastit të Sebahate Morinës, për më tepër që në këtë periudhë kohore ka hyrë në fuqi dhe është bërë pjesë e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës edhe Konventa e Stambollit”, theksoi tutje.
Lidhur me këtë rast, ajo potencon se ky rast në mënyrë shteruese përcakton parimet që burojnë jo vetëm nga praktika e gjyqësore e GJEDNJ-së, por edhe nga Konventa e Stambollit.
Edhe
Rasti i Sebahate Morinës, Gjykata Kushtetuese konstaton se i është shkelur e drejta për jetë
Ajo mes të tjerash ka radhitur katër kriteret më me rëndësi në këtë rast. Sipas saj, së pari duhet të shikohet nëse kanë reaguar autoritetet publike lidhur me rastin apo nëse është bërë vlerësim për rastin. Në rastin e Sabahte Morinës, ajo thotë se nuk është plotësuar asnjë kriter.
“Së pari nëse autoritetet publike kanë reaguar një herë, së dyti nëse autoritetet përkatëse publike, kanë bërë një vlerësim të menjëhershëm të rrezikut dhe i cili duhet të jetë autonom pra, aktiv gjithëpërfshirës. Së treti, nëse autoritetit përkatëse publike kanë qenë në dijeni ose duhet të kenë qenë në dijeni që ka rrezik për të drejtën në jetë dhe së fundmi nëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar cenimin e kësaj të drejte. Në rastin e Sebahate Morinës, asnjë nga këto kritere nuk është plotësuar dhe kjo rezulton një problem serioz në zbatimin e legjislacionit në Republikën e Kosovës në kontekst të mbrojtjes së kësaj të drejte përkundër faktit që kualiteti i legjislacionit është mjaftueshëm i avancuar”, u shpreh ajo tutje.
Kujtojmë se lidhur me këtë rast, Gjykata Kushtetuese më 22 mars 2023, ka marrë vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar nga vajza e të ndjerës Sebahate Morina, përmes të cilit vendim konstatohet shkelja e të drejtës për jetën, e garantuar me Kushtetutë. Kjo kërkesë ishte hartuar nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi, në emër të fëmijëve të tani të ndjerës Morina dhe ishte dorëzuar nga vajza e saj Velerda Sopi.
-
Ndërrimi i praktikës për Kryeprokurorin e Shtetit, kryetarja e Kushtetueses: Nuk ka pasur praktikë të shterjes së mjeteve juridike
-
Caka-Nimani për deklaratat e Haxhiut: Kushtetuesja nuk pengon reformën në drejtësi
-
Gjatë vitit 2023 u dërguan më së shumti raste në Gjykatën Kushtetuese
-
Caka-Nimani: Gjykata Kushtetuese histori suksesi, ka vendosur parime dhe vlera demokratike