Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Caka-Nimani për deklaratat e Haxhiut: Kushtetuesja nuk pengon reformën në drejtësi

Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka folur në lidhje me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si penguese të reformës në drejtësi.

Për këtë, Caka-Nimani ka thënë se përgjigja për këto deklarata është në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk pengon reformën në drejtësi, por kontribuon në përforcimin e shtetit të së drejtës dhe përafrimin e Republikës së Kosovës më standardet të cilat i përcakton Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian anëtarësimin në të cilat Kosova e synon”, ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive në “Tempus”.

Kryetarja ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin në lidhje me amendamentin që lidhet me Vettingun në drejtësi dhe i ka hapur rrugë një ndër reformave më të thella në Republikën e Kosovës.

Caka-Nimani, është shprehur se secili duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtuese pasi pushtetet janë të ndara.

Edhe Caka-Nimani: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është historik TEMPUS Caka-Nimani: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është historik

“Respektimi i Kushtetutës është detyrë e secilit autoritet publik në Republikën e Kosovës. Konstatimi që bën gjykata në kontekst të një ligji dhe vlerësimi që një ligj i kontestuar para saj, nuk është në përputhje me kushtetutën nuk mund të shërbejë si argument që Gjykata është kundër reformave në drejtësi. Por, duhet të shërbejë si detyrim për reflektim, të dy pushteteve tjera që të sigurohen që ligjet e propozuara ose miratuara janë në përputhje me Kushtetutën”, ka shtuar ajo.

E para e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se vlera thelbësore e kësaj Kushtetute është ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe Gjykata Kushtetuese përmes praktikës gjyqësore në mënyre të vazhdueshme ka theksuar se një ndër mekanizmat që siguron ndërveprimin e pushteteve është siguria për të evituar kontrollin e pushtetit të plotë në një pushtet të vetëm.

Ajo theksoi se kjo praktikë gjyqësore është konosliduar me vite dhe është e qartë kush është autoriteti për të bërë reformën.

“Për më tepër që procesi ligjbërës është i përcaktuar në Kushtetutë, roli i Gjykatës Kushtetuese është vlerësimi i kushtetutshmërisë se aktit apo ligjit që është kontestuar pranë Gjykatës Kushtuese nga palët e autorizuara. Vlerësimin nëse i njëjti është në përputhje me dispozitat dhe vlerat kushtetuese”, ka thënë Caka-Nimani.

Veç tjerash, ajo ka thënë se Kushtetuta është mjaft e qartë në aspekt të pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial si dhe detyrimet tjera që ndërlidhen me të drejtat dhe liritë themelore në harmoni me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Caka-Nimani: Kosova qëndron mirë me zbatim të vendimeve të Kushtetueses, vetëm tri vendime s’janë zbatuar

Edhe Caka-Nimani: Gjykata Kushtetuese histori suksesi, ka vendosur parime dhe vlera demokratike TEMPUS Caka-Nimani: Gjykata Kushtetuese histori suksesi, ka vendosur parime dhe vlera demokratike

Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempus” në KTV, tha se rendi juridik i Republikës së Kosovës qëndron jashtëzakonisht mirë me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, theksoi se janë tri vendime të Kushtetueses që nuk janë zbatuar.

“Sigurisht që Kosova e meriton vendin e saj në Këshillin e Evropës dhe në fakt puna e Gjykatës Kushtetuese, praktika e saj gjyqësore ndër vite, është argument shtesë në këtë aspekt. Për më tepër, që në fakt, rendi juridik i Republikës së Kosovës qëndron jashtëzakonisht mirë me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Caka-Nimani.

Këtë deklarim, ajo e bëri duke theksuar se Kushtetuesja ndër vite ka nxjerrë vendime, me ndikim të jashtëzakonshëm në dinamikën institucionale të Republikës së Kosovës.

“Vendim këto që kanë rezultuar gjithashtu në ndryshime rrënjësore në kontekst të bartësve të pushtetit legjislativ edhe pushtetit ekzekutiv, dhe të gjitha forcat politike, institucionet e Republikës së Kosovës kanë respektuar këto vendime dhe transferi i pushteteve është bërë në harmoninë e duhur dhe kjo flet për nivelin e demokracisë në Republikën e Kosovës”, tha Caka-Nimani.

Sipas saj, nga statistikat e Gjykatës që përditësohen vazhdimisht, reflekton që aktualisht mund të jenë tre vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat nuk janë zbatuar.

Edhe Opinion Gjykata Kushtetuese ndaloi shndërrimin e Kuvendit në makinë votimi

“Këto janë, vendimi i njohur si ai i Fabrikës së Tubave i vitit 2010, vendimi lidhur me Manastirin e Deçanit i vitit 2016 dhe një kërkesë tjetër individuale që ndërlidhet me një kontekst pronësor në Komunën e Obiliqit të vitit 2017. Sigurisht, që këto vendime duhet të zbatohen dhe kjo nuk është çështje e vlerësimit tim, kjo është çështje që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Për më tepër që zbatimi i vendimeve gjyqësore është ndër parimet thelbësore të parimit të sigurisë juridike, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Këto parime janë po ashtu jashtëzakonisht mirë të vendosura në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së”, tha Caka-Nimani.

Kryetarja e Kushtetuese tha se Gjykata i ka marrë masat që i takojnë asaj me Kushtetutë, Ligj dhe rregullore të punës dhe se hapat e mëtejshëm për zbatimin e vendimeve iu takojnë autoriteteve tjera të Republikës së Kosovës.