Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Ndërrimi i praktikës për Kryeprokurorin e Shtetit, kryetarja e Kushtetueses: Nuk ka pasur praktikë të shterjes së mjeteve juridike

Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, e pyetur se pse ka ndërruar praktika në rastin e procesit të fundit për Kryeprokurorin e Shtetit, kur shpalli kërkesat si të papranueshme, pasi kishte theksuar se nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike, ka thënë se Kushtetuta jonë është shumë e qartë.

“Individët mund të referojnë çështjet e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, këto mjete juridike dhe trajtimin nëse të njëjtat janë shteruar vlen për të gjithë individët jo në mënyrë selektive, por në përputhje me parimin e barazisë para ligjit”, është shprehur Caka-Nimani në “Tempus“.

Njëjtë nuk kishte ndodhur në zgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit në vitin 2014, por për këtë e para e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se nuk ka pasur një praktikë konsistente në kontekst të lirimit nga detyrimi i mjeteve juridike.

“Jo detyrimisht ka pasur një praktikë konsistente gjyqësore në kontekst të lirimit nga detyrimi i shterimit të mjeteve juridike dhe kjo sepse në kontest të vlerësimit të kushtetutshmërisë të akteve autoriteteve publike që ndërlidhen me emërim, zgjedhje, shkarkim të funksionarëve të lartë publik, sigurisht gjithnjë në kontest të kontrollit individual”, tha ajo.

Sipas saj, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese ka qenë konsistente në favor të shterimit të mjeteve juridike në përjashtim të rasteve të dy rasteve, në vitin 2014 dhe në vitin 2017.

Edhe Murati i reagon kryetares së Kushtetueses, thotë se ajo ka “cektësi të njohurive ekonomike” Arbëri Murati i reagon kryetares së Kushtetueses, thotë se ajo ka “cektësi të njohurive ekonomike”

Ajo sqaron se këto raste janë përcjellë me mendime mospajtuese të gjykatës në atë kohë.

“Praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese ka qenë plotësisht konsistente në favor të shterimit të mjeteve juridike në përjashtim të rasteve të cilat i referuat ju, përkatësisht ai i vitit 2014 dhe ai i vitit 2017 që, më lejo të shënoj, është përcjellë me mendime mospajtuese të 1/3 së gjykatës në atë kohë, rrjedhimisht, nën një: nuk kemi pasur ndryshim të praktikës gjyqësore por vetëm sqarim dhe konsolidim të saj, dhe nën dy: kjo është kërkesë individuale dhe vlerësimi nëse një parashtrues mund të lirohet nga detyrimi i shterimit të mjeteve juridike ose jo, i nënshtrohet testit që ka përcaktuar GJEDNJ-ja”, tha Caka-Nimani.

GjEDNJ-ja, ajo thotë se e përcakton se ky vlerësim bëhet në secilin rast.

“GJEDNJ-ja përcakton që ky vlerësim bëhet në secilin rast veç e veç dhe bazuar në barrën e të provuarit që ndër të tjera dhe për aq sa është relevante ngërthen detyrimin e vet parashtruesit për të argumentuar që mjeti juridik në konflikt administrativ nuk është efektiv nën 1 dhe nën 2: që parashtruesi përkatës të ketë bërë krejt çka është e mundur për të argumentuar që ky mjet, jo vetëm argumentuar por edhe provuar që ky mjet nuk është mjaft juridik efektiv që siç ka shqyrtuar gjykata në aktvendimin e saj për papranueshmëri nuk ka qenë rasti në rrethana të rastit konkret”, sqaroi tutje ajo.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ndër të tjerash, potencoi se GJEDNJ-ja njeh konceptin e sqarimit dhe konsolidimit, dhe të ndryshimit të praktikës gjyqësore. Në ndryshimin e praktikës gjyqësore, ajo thotë se duhet të plotësohen dy kushte dhe të ketë arsyetim.

“Praktika gjyqësore e GJEDNJ e njeh konceptin e sqarimit dhe konsolidimit të praktikës gjyqësore por edhe të ndryshimit të praktikës gjyqësore, sigurisht në kontekst të kësaj të fundit duhet të plotësohen dy kushte të ketë një arsye të mirë dhe ndryshimi i praktikës të jetë i ndryshuar, të njëjtën qasje e ndjekin edhe gjykatat tjera kushtetuese dhe jo vetëm edhe ato gjykata që operojnë në sisteme në të cilat precedenti është në burim të së drejtës, kujtoj, që Gjykata Supreme amerikane vitin e kaluar ka ndryshuar një prej rasteve më të rëndësishme në kontekst të të drejtave dhe lirive themelore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vitit 1973”, tregoi ajo.

Edhe Caka-Nimani: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është historik TEMPUS Caka-Nimani: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është historik

Caka-Nimani thekson se të gjithë individët janë të barabartë para ligjit dhe se funksioni shtetëror nuk mund të shërbejë si një përjashtim nga ajo që përcakton Kushtetuta.

“I rëndësishëm është parimi që është vendos në këtë rast është që të gjithë individët janë të barabartë para ligjit dhe që rëndësia e një funksioni shtetëror nuk mund të shërbejë sikur përjashtim nga detyrimet që përcakton Kushtetuta”, tha ajo.