Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina s’lëshon pe, 6 ndeshje – 6 fitore

Prishtina

Prishtina s’lëshon pe, 6 ndeshje – 6 fitore

1 muaj më parë / 18 sht 2026 20:57
Prishtina

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës. 

Prishtina ka shënuar fitore edhe ndaj Gjilanit në udhëtim me rezultatin 2:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar. 

Për Prishtinën është fitorja e gjashtë, nga po aq ndeshje të luajtura. Është lidere me 18 pikë. E ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Ndërkohë për Gjilanin është humbja e dytë, krahas tri fitoreve dhe dy barazimeve. Renditet në pozitën e katërt me 11 pikë.

Arjanit Fazlija e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 29-të. 

Pesë minuta më pas, Gjilani i barazoi shifrat me golin që e realzoi Lorik Boshnjaku. 

Ndërsa golin e fitores 2:1 për klubin nga kryeqyteti e shënoi Anio Poçi në minutën e 66-të.

Prishtina nga minuta e 84-t luajti me një futbollist më pak në fushë. Gjorgje Saletic u përjashtua nga loja për shkak të ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë.

Prishtina kthen epërsinë

1 muaj më parë / 18 sht 2026 20:26
Anio Poçi

Prishtina e ka kthyer epërsinë ndaj Gjilanit.

Për 1:2 shënoi Anio Poçi në minutën e 66-të. 

Baras pas pjesës së parë në Gjilan

1 muaj më parë / 18 sht 2026 19:49
Gjilan

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. 

Arjanit Fazlija e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 29-të. 

Gjilani reagoi shpejtë duke i barazuar shifrat pesë minuta më pas me golin që e realizoi Lorik Boshnjaku. 

Ndeshja që po zhvillohet në Gjilan i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Gjilani - Prishtina

1 muaj më parë / 18 sht 2026 19:36
Lorik Boshnjaku

Prishtina kaloi në epërsi ndaj Gjilanit. 

Për 1:0 realizoi mesfushori Arjanit Fazlija në minutën e 29-të. 

Por Gjilani vendas reagoi shpejt. Lorik Boshnjaku realizoi për 1:1 në minutën e 34-t.

Ndeshja i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.