Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, në emisionin “Tempus” të KTV-së, kur u pyet rreth asaj se përse nuk ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatua se Sebahate Morinës i ishte shkelur e drejta në jetë, tha se duhet të shikohen procesverbalet e mbledhjeve të grupit ndërministror, për të kuptuar nëse ka reaguar apo jo.
“Gjykata Kushtetuese konstatoi se Sebahate Morina është vrarë nga shteti, dhe e shoh problem që nuk pati reagim nga Ministria e Drejtësisë”, tha Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD.
Ndërsa, ministrja Haxhiu tha që të shikojë në ueb-faqe të Ministrisë, se çfarë ka diskutuar grupi ndërministror, për rastin e Sebahate Morinës.
Ajo shtoi se në rastet kur ka dështim të shtetit, diskutojnë në grupin ndërministror, ku shtoi se në procesverbalin e mbledhjes së 7 prillit janë dhe reagimet në fjalë.
Ndërsa, Shala e pyeti nëse ka reaguar publikisht për këtë rast, njejtë siç ka reaguar për rastin e Donjeta Pajazitajt.
“Në lidhje me vendimet e rëndësishme të gjykatave, si krime lufte, dhunë në familje, vrasje, femicid, etj., do të reagoj edhe kur pajtohem edhe kur nuk pajtohem”, tha ministrja Haxhiu.
-
Haxhiu: Kryeministri s’ka refuzuar të dëshmojë para prokurorit
-
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurtit nëse e do dëshminë e tij
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses
-
Haxhiu: Prokuroria po më fton për intervistë për të penguar reformën në drejtësi
-
Vazhdon intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit