Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për rastin e Sebahate Morinës kërkohet shkarkimi i Munishit

Organizata joqeveritare “QIKA” ka organizuar një aksion në të cilin ka fajësuar institucionet për vrasjen e Sebahate Morinës.

Mbishkrimi “Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” është vendosur përballë ndërtesës së Këshillit Prokurorial të Kosovës te monumenti “Newborn”.

Në këtë aksion Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ka thënë se kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, prokurorit të rastit si dhe të zyrtarëve policorë të cilët ka thënë se nuk e adresuan dhe nuk e trajtuan rastin ashtu siç e kërkon korniza ligjore.

“Kërkesa jonë është shumë e qartë, nga kryeprokurori i shtetit që menjëherë t'i zhvillojë procedurat disiplinore për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe për të gjitha shkeljet e rastit të së ndjerës tashmë, Sebahate Morinës dhe për prokurorin i cili ishte përgjegjës specifikisht në këtë rast. Kërkojmë gjithashtu edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të bëjë shkarkimin e zyrtarëve policor të cilët nuk e adresuan dhe nuk e trajtuan rastin ashtu siç e kërkon korniza ligjore. Tashmë e kemi një të ndjerë dhe urojmë që me këtë vendim të gjitha institucionet do të jenë më të vëmendshme se si i trajtojnë rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave”, ka thënë Berisha, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet.

Kushtetuesja ka konstatuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, Sebahate Morinës ia kanë shkelurs të drejtën në jetë.

Në njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë vendim është bërë e ditur se Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokurori i Shtetit kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre për mbrojtje të jetës së Morinës. Ajo disa herë e kishte raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici. Këtë për herë të fundit e ka bërë dy javë para se të vritej, më 14 mars të vitit 2021.

Edhe Prokuroria dhe Policia me aksion në ARBK, dyshime për keqpërdorim të detyrës Arbëri 4 muaj më parë Prokuroria dhe Policia me aksion në ARBK, dyshime për keqpërdorim të detyrës

Për këtë rast Prokuroria e Shtetit të mërkurën ka njoftuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës.

{gallery}