Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës.
Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeprokurorit, kjo procedurë është iniciuar pasi më 22 mars të këtij viti, Gjykata Kushtetuese në një vendim për këtë rast ka konstatuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, Sebahate Morinës, ia kanë shkelur të drejtën në jetë.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë.
Në njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë vendim është bërë e ditur se Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokurori i Shtetit kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre për mbrojtje të jetës së Morinës. Ajo disa herë e kishte raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici. Këtë për herë të fundit e ka bërë dy javë para se të vritej, më 14 mars të vitit 2021.
-
Kryetarja e Kushtetueses për rastin e Sebahate Morinës: Autoritetet dështuan në përmbushjen e detyrimeve
-
Për rastin e Sebahate Morinës kërkohet shkarkimi i Munishit
-
“Qika” dhe RRGGK-ja me aksion para institucioneve, kërkojnë drejtësi për Sebahate Morinën
-
Shala: Për keqardhje mosreagimi i liderëve shtetërorë për Sebahate Morinën
-
IKD-ja kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit Munishi rreth rastit të Sebahate Morinës