“Prishtina Parking” ka dështuar të nisë edhe këtë javë aplikimin e pagesave për parkingjet publike. Megjithëse qytetarët ishin informuar se nga e hëna parkingu do niste me pagesë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të disa problemeve teknike.
Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Lirirdon Restelica, ka thënë për KOHËN se po kanë probleme me rrjetin, për këtë është pamundësuar edhe qasja në aplikacionin zyrtar. Sipas tij, pagesa pritet të fillojë nga fillimi i javës së ardhshme. Ndryshe, parkingjet publike janë të ndara në tri zona dhe varësisht prej tyre do të bëhet edhe pagesa. Zona 1 përfshin qendrën; Zona 2 përfshin lagjet “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Kodra e Diellit”; kurse në zonën 3 hyn periferia e qytetit.
-
Inspektorati shqipton gjoba për parkingje, opozita bën thirrje të mos paguhen
-
Rama: Nga e mërkura rikthehen pagesat për parkingje në Prishtinë
-
Kërkohet ndryshimi i rregullores së “Prishtina Parking” për herë të tretë
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”
-
Të hënën hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Prishtinë